
Presidenti i WBC synon rikthimin e Tyson Furyt në ring
Edhe pse Tyson Fury vazhdon të deklarojë se është tërhequr nga boksi, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, shpreson ende për një rikthim të britanikut në ring.
Fury, i cili humbi titullin WBC ndaj Oleksandr Usyk në maj 2024 dhe më pas edhe revanshin në dhjetor, mbetet i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve dhe i zhgënjyer nga rezultati.
“E telefonoj shpesh, dhe më thotë se është i lumtur në pension me familjen. Por ende ndjen hidhërim për vendimin në ndeshjen e dytë me Usyk,” tha Sulaiman për “Sky Sports”.
Duke përmendur një skenë nga filmi “The Godfather”, Sulaiman la të kuptohet se rikthimi i Furyt mund të ndodhë: “Pikërisht kur mendova se isha jashtë, më tërhoqën përsëri brenda.”
Rikthimi i “Gypsy King” mbetet i hapur…


