Thuram: A jam unë si Ibra? Më vjen mirë që më krahasojnë me një lojtar të madh
Marcus Thuram, protagonist në fitoren 3-0 të Interit ndaj Torinos, tha për mediet pas këtij takimi se çdo ndeshje në transfertë është goxha e vështirë.
“Çdo ndeshje në Serie A jashtë shtëpisë është shumë e ndërlikuar. E dinim se këtu në Torino do të ishte shumë e vështirë, e filluam me një pjesë të parë të mirë, pastaj në pjesën e dytë shënuam 3 gola dhe morëm një fitore të mirë. Vuajtja në shtëpinë e Torinos mendoj se është normale, ata janë një ekip shumë fizik”, tha ai.
I pyetur për faktin që e krahasojnë me Zlatan Ibrahimovic, Thuram theksoi se kjo gjë e gëzon.
“Është bukur të krahasohesh me një lojtar të madh si Zlatan dhe shpresoj të jem si ai”, deklaroi lojtari i Inter-it.