
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
Irani ka pranuar zyrtarisht vdekjen e Ali Shadmanit, komandantit të Shtabit Qendror Khatam al-Anbia të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Media shtetërore iraniane IRNA duke cituar një deklaratë nga selia e Shtabit Qendror njofton se Shadmani vdiq nga plagët e marra nga sulmet izraelite, javën e kaluar, raporton BBCNews.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kishin njoftuar në një deklaratë më 17 qershor se Shadmani ishte vrarë “pas një të dhëne të saktë nga shërbimet intelegjente”.
Shadmani ishte një ndihmës i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe njihej si “shefi i shtabit në kohën e luftës” në Iran.
Ai u emërua më 13 qershor si komandant i Khatam al-Anbia pas sulmeve ajrore izraelite që vranë paraardhësin e tij në këtë rol, Gholamali Rashid.