“Agim Ademi ka dhënë gjithçka për futbollin e Kosovës, duhet ta duash me sinqeritet”
Opinion: Shkruan gazetari i njohur kosovar Kemajl Goca
“Dy fjalë për zëdhënësit e vetëshpallur e tepër të lodhur të Agim Ademit. Ju zëdhënësit e vetëshpallur jeni lodhur shumë, ju ka humbur kreativiteti!
Të jesh vetvetja është krenari!
Të jesh zëdhënës i vetëshpallur është një ëndërr e bukur sikur në malet e Amazonës dhe i përhumbur!
Disa përnjëmend e duan Agim Ademin dhe e duan me zemër!
Disa e duan për interes e për pozitë që ka Agim Ademi, pra që është president i Federatës së Futbollit të Kosovës!
Ta duash Agim Ademin duhet ta duash me sinqeritet dhe hak e kat!
Agim Ademi nuk ka nevojë për zëdhënës të vetëshpallur e as për servilë sepse po e shoh që jeni lodhur!
Ju zëdhënësit e vetëshpallur dhe zurlaxhinjtë pa afinitet për zurla, pak e njihni Agim Ademin!
Agim Ademi ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës!
Agim Ademi ka rreziku shumëçka për futbollin e Kosovës!
Agim Ademi ka qenë tepër i rrezikuar nga regjimi serb.
Kur e njoh unë Agim Ademin ju as që e keni ditur që ekziston!
Nuk keni nevojë askush të bëheni zëdhënës të vetëshpallur të Agim Ademit se as zëri i juaj nuk çon peshë për zotëri Agim Ademi.
Nuk keni nevojë të bëheni puthador nga naiviteti juaj se Agim
Ademi gjithsecilin e njeh sa e do përnjëmend, sa ka burrëri e sinqeritet!
Agim Ademi nuk është sot në futboll, që nga koha kur ka kërcit dajaku nga regjimi serb.
Kështu nëse e doni Agim Ademin duhet me dashur ashtu siç është sepse po ra nesër nga pozita, shumë prej tyre keni me ia kthyer shpinën!
Unë Agim Ademin e kam mik si kur ka qenë kryetar sikur ka qenë nënkryetar sikur kur qenë kryetar i KF Kosovës së Prishtinës sikur ka qenë pa pozitë.
E çmojë sinqeritetin, trimërinë dhe burrërinë e Agim Ademit.
Ju disa zëdhënës të vetëshpallur, aman pas disa viteve mos e sulmoni si disa sot që deri dje ia bartni valixhet zotit Ademit!”.