Premierligë, S’gabon Man City, fiton edhe Newcastle
Manchester City nuk ka gabuar në duel me Brightonin, duke fituar me rezultat 2-1, të shtuan në kuadër të Premierligës.
Kampionët në fuqi të Anglisë, e menaxhuan më mirë lojë, krijuan më shumë raste dhe ia dolën dy herë ta çojnë topin në rrjetën kundërshtare.
Alvarez (7’) dhe Haaland (19’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Pep Gaurdiolës, derisa për skuadrën e De Zerbi-t e realizoi Ansu Fati (73’).
Man City pas kësaj fitore rikthehet në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë së Liverpooli dhe Tottenhami, kurse, Brighton renditet e shtata me 16 sosh.
Fitore të rëndësishme dhe bindëse, ka shënuar edhe Newcastle që para tifozëve të tyre mundi Crystal Palace, me rezultat 4-0.
Murphy (4’), Gordon (44’), Longstaff (45+2’) dhe Wilson (66’), u përkujdesën për fitoren e Newcastle, e cila tani ka 16 pikë në vendin e pestë, kurse, Palace është e 12-ta me 12 sosh.