“Pastrimi” rifillon punën në terren, angazhim për kryeqytet të pastër

“Pastrimi” rifillon punën në terren, angazhim për kryeqytet të pastër

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka rifilluar punën në terren për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime.

“Pas një ndërprerjeje të përkohshme, për shkak të vështirësive objektive, puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina. Ekipet tona janë të angazhuara me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e kompanisë ‘Pastrimi’. Tutje kjo kompani thekson se mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë, si dhe kërkojmë bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët”, theksohet tutje në komunikatë.

Share This