Kupa e Klubeve të Botës, kualifikohen Benfica dhe Bayern Munich

Kupa e Klubeve të Botës, kualifikohen Benfica dhe Bayern Munich

Benfica e ka mposhtur Bayern Munich, me rezultat 1-0, të martën mbrëma në kuadër të kuadër të Grupit C në Kupën e Botës për Klube që po mbahet në Amerikë.

Skuadra portugez me golin e Schjelderup në minutën e 13-ta ia doli të mposht gjigantin gjerman në një sfidë joshëse.

Edhe ‘Bavarezët’ patën e rastet e tyre, megjithatë, assesi nuk ia dolën që të paktën të gjejnë golin e barazimit.

Benfica si lider i grupit C me shtatë pikë të tubuara kalon në rrethin tjetër të këtij turneu botërore të futbollit, derisa edhe Bayern Munich pavarësisht humbjes, kalon tutje me gjashtë pikë të tubuara, kurse, nga Kupa e Botës përshëndetën Boca Juniors dhe Auckland City FC.

Share This