Rrahmani kthehet me fitore bindëse të Napoli
Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani është kthyer me fitore bindëse te Napoli.
“Napolitanët” triumfuan në udhëtim, me rezultat 1-3, të shtunën në kuadër të Serie A.
Kapiteni i Kosovës është rikthyer në skuadrën e Garcia-s pas një periudhë të gjatë për shkak të një lëndimi.
Rrahmani shfaqi lojë të mirë, derisa golat e fitores për kampionët në fuqi të Italisë i shënuan; Politano (27) dhe Kvaratskhelia (43’, 55), kurse, golin e nderit për Veronën e realizoi Lazoviç (60’).
Pas kësaj fitore, Napoli ngjitët në pozitën e pestë me 17 pikë, katër me pak se lideri i tabelës, Milan.