Real Sociedad mposht Mallorcan e Muriqit

Real Sociedad mposht Mallorcan e Muriqit

Real Sociedad e ka mposhtur Mallorcan e Vedat Muriqit, me rezultat 1-0, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Sociedad është treguar ekip më i mirë se skuadra mike, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe fund arkëtojë pikët maksimale në këtë duel të rëndësishëm në elitën e futbollit spanjoll.

Oyarzabal (67’) nga pika e bardhë shënoi golin e fitores për Sociedadin. Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ishte titullar tek Mallorca, megjithatë, ai nuk ia doli të bëj diç më shumë në këtë sfidë.

Pas kësaj fitore, Sociedad ngjitët në pozitën e pestë me 18 pikë të tubuara, kurse, Mallorca është e 15-ta me vetëm tetë sosh.

Share This