
Sancho drejt gjigantit turk
Jadon Sancho raportohet se është afër kalimit të bujshëm te gjiganti turk, Fenerbahçes, ndërsa skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka bërë “përparim serioz” në bisedimet me anësorin anglez.
25-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Manchester United, pasi 18 muajt e fundit i kaloi në huazim te Borussia Dortmund dhe Chelsea.
Sipas gazetarit turk Murat Zorlu, pavarësisht interesimit të madh nga klubet italiane Napoli dhe Juventus, Sancho pritet të refuzojë ofertat nga Serie A për të zgjedhur një aventurë të re në Superligën e Turqisë.
“Nga ajo që di unë, ka pasur përparim serioz me Jadon Sancho. Ai është lojtari që po ecën përpara drejt një marrëveshjeje,” deklaroi Zorlu.
Nëse transferimi do të realizohet, atëherë Sancho do të bashkohej me një projekt ambicioz të Fenerbahçes nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke sjellë cilësi të lartë në repartin ofensiv të klubit turk.