Merr fund aventura e Ismet Munishit në Ferizaj
Trajneri Ismet Munishi ka bërë të ditur se më nuk do ta drejtojë klubin e Ferizajt që garon në Ligën e parë.
Munishi përmes Facebook ka shkruar se e ka kuptuar që nuk mund të japë më shumë në këtë ekip futbolli.
“Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te klubi Fc Ferizaj , prandaj ofrova dorheqjen e parekueshme”, ka shkruar tekniku.
Ai ka falënderuar presidentin, lojtarët e tifozët e klubit.