Kjo është e ardhmja e Lewandowskit

Kjo është e ardhmja e Lewandowskit

A do të jetë Robert Lewandowski një tjetër nga kampionët e mëdhenj që do të largohet nga Europa i tunduar nga ari i Azisë Perëndimore?

Në Arabinë Saudite janë të sigurt se tashmë ekziston një marrëveshje me sulmuesin polak të Barcelonës, e cila do të materializohet sapo të skadojë kontrata e tij me klubin katalanas në vitin 2026.

Deri më tani, si Lewandowski ashtu edhe agjentët e tij kanë mohuar gjithmonë çdo lloj kontakti, duke theksuar se përparësia e vetme e sulmuesit 36-vjeçar ishte të respektonte kontratën që e lidh atë me Barçën të paktën deri në vitin 2026.

Por sipas mediave arabe, dëshira e ish-lojtarit të Bayernit të Mynihut dhe Borussia Dortmund është që të vazhdojë karrierën në ligën arabe dhe sulmuesi ua ka komunikuar këtë gjë agjentëve të tij.

Share This