Dy gjigantë e Premierligës po bëjnë gare të ashpër për asin anglez
Dy gjigantë e Premierligës janë duke bërë garë të ashpër për Ollie Watkins të cilin synojnë ta blejnë gjatë dimrit që po vjen.
Asi i Aston Villas, i cili pak kohë më parë ka nënshkruar kontratë afatgjatë, sipas medieve angleze, është objektiv i Arsenalit dhe Chelsea-s.
“Topçinjtë” dhe ‘Blutë’ e Londrës, besojnë se mund ta bindin Watkins të largohet nga Aston Villa për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.
Edhe pse sulmuesi anglez ka kontratë deri në vitin 2028, dyshja e madhe e Premierligës janë të bindur se mund ta bëjnë të vetin Watkins, i cili llogaritët një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Aston Villas.
Arsenali kërkon një sulmues cilësor për të krijuar treshen me Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah, ndërsa Chelsea prej kohësh kërkon një sulmues, pasi që reparti i sulmit te skuadrës se Pochettinos deri tash konsiderohet i dështuar.
Dy klubet e mëdha londineze pritet të bëjnë gare të “nxehtë” për yllin e Astin Villas gjatë afatit kalimtar të janarit.