
Starmer i bën thirrje Iranit të kthehet në tavolinën e bisedimeve
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se SHBA-ja ka ndërmarrë veprim për të “zbutur” kërcënimin e madh të programit bërthamor të Iranit.
Starmer ka thënë se programi bërthamor i Iranit është kërcënim i madh për sigurinë kombëtare.
“Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore dhe SHBA-ja ka ndërmarrë masa për të zbutur këtë veprim…Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është prioritet. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të arrijë zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund krizës”, ka theksuar Starmer.