Superliga e basketbollit rikthehet sot me dy ndeshje joshëse
Superliga e Kosovës në basketboll vjen sot me dy ndeshjet e para të javës së pestë.
Ndeshja e parë e kësaj xhiro është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa e kundërta është me mitrovicasit që kanë tri fitore e një humbje.
Sfida tjetër që luhet sot është përballja mes Vëllaznimit dhe Yllit. Gjakovarët janë skuadra e vetme në elitë që nuk di për fitore, derisa edhe Golden Eagle Yllin nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, ku ka vetëm një fitore e tri humbje.
Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të javës se pestë. Sfida kryesore pritet të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat numërojnë nga tri fitore dhe një humbje. Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe sfidat mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.
Kjo xhiro do të mbyllet me ndeshjen mes Pejës dhe Istogut. Pejanët janë skuadra e vetme me katër fitore në elitën e basketbollit, derisa istogasit kanë një fitore e tri humbje.
Superliga / Java e Pestë
Sot takohen:
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
Të dielën takohen:
16:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
20:30 Peja – Istogu