Mustafa: LVV-ja është përgjegjëse për të krijuar shumicën

Mustafa: LVV-ja është përgjegjëse për të krijuar shumicën

Deputeti i LDK, Besian Mustafa është deklaruar pas dështimit të 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se përgjegjësia e plotë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot pamë edhe një herë një tentim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin e për të vazhduar pastaj për konstituimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore. Fatkeqësisht, Kuvendi edhe kësaj radhe, ose partia që ka shumicën në ulëset e Kuvendit nuk arriti që të krijojë një shumicë për të konstituuar Kuvendin”, ka theksuar Mustafa.

Mustafa, ka thënë se, sipas Kushtetutës së Kosovës, e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje, por me këtë të drejtë vjen edhe përgjegjësia për të siguruar shumicën parlamentare.

“Konform Kushtetutës së Kosovës, partia që del e para në zgjedhje i takon që të nominojë kryetarin e Kuvendit, por i takon edhe përgjegjësia që të krijojë shumicën, pra 61. Përgjegjësia bie kryekëput mbi partinë e parë. Është fatkeqësi që VV nuk arrin që të krijojë një shumicë”, ka deklaruar Mustafa, raporton rtk.

Share This