Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të tentojnë për herë të 35-të, sot në orën 10:30 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimet e seancës konstituive nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin për kryetar të Kuvendit.

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit ka dështuar të enjten, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.

Si përherë, kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-NISMA-n, që ta bëjnë këtë. Por, nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 51 deputetë, një votoi kundër ndërsa abstenime nuk pati.

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional, raporton rtk.

Share This