Brandt rrëzon Werderin, Dortmundi në krye
Borussia Dortmund përfiton nga ndeshja hapëse e javës së 8-të të Bundesligës dhe ngjitet përkohësisht në krye të tabelës.
Në “Signal Iduna Park” ndeshja kundër Ëerder Bremen përfundoi me rezultatin 1-0, me, goli në minutën e 67-të të Julian Brandt (në paraqitjen e tij të treqindtë në kampionat) , me asistimin e Emre Canit.
Në pjesën e parë verdhezinjtë shtynë por nuk ishin preciz. Borussia humbi në mënyrë sensacionale mundësinë e epërsisë në dy raste midis minutave 32 dhe 40, kur Reus fillimisht goditi në mënyrë të gabuar, nga disa hapa larg, një top të rikuperua pas një gabimi të Zetterer, më pas sulmuesi holandez, Malen goditi keq një kros të ulët nga Nmecha në zonën e vogël. Numri 21 përsërit të njëjtën skemë në fillimin e pjesës së dytë, duke humbur objektivin nga një pozicion i shkëlqyer.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 67-të, kur Emre Can shërbeu për Julian Brandt, i cili goditi që preu në kohën e duhur, duke festuar në mënyrën më të mirë paraqitjen e tij të treqindtë në Bundesligë.
Në finale Nmecha shpërdoroi mundësinë e dyfishimit duke goditur lart nga një pozicion i shkëlqyer. Kështu Borussia ngjitet në 20 pikë në renditje, në vendin e parë provizor, ndërsa Werder Bremen mbetet në gjashtë pikë, duke vazhduar periudhën e saj negative.