Indiana nuk dorëzohet, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e shtatë

Indiana nuk dorëzohet, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e shtatë

Indiana Pacers nuk dorëzohet! Seria finale e NBA-së do të shkojë në ndeshjen e shtatë pas një fitores bindëse ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 108-91.

Sfida e gjashtë zgjati vetëm 12 minuta për të përcaktuar ritmin e lojës. Ekipi i drejtuar nga Tyrese Haliburton dominoi pjesën e parë, duke krijuar një avantazh prej 22 pikësh që nuk u rrezikua më deri në fund. Pascal Siakam shkëlqeu me një paraqitje të balancuar, duke shënuar 16 pikë dhe duke kontrolluar 13 topa në tabelë.

Kontributi të madh dhanë edhe Obi Toppin që regjistroi 20 pikë dhe T.J. McConnell që shtoi 12 të tjera, duke garantuar freski dhe intensitet.

Tashmë seria është e barazuar 3-3 dhe gjithçka do të vendoset në finalen e madhe të ndeshjes së shtatë, e cila do të zhvillohet në qytetin e Oklahomës, natën mes së dielës dhe së hënës.

Share This