Trepça barazon në ndeshjen e parë të Kupës së Evropës
Trepça ka arritur të marrë një barazim ndaj Vogoshqës me rezultat 27:27 në kuadër të Kupës së Evropës në hendboll.
Skuadra mitrovicase dominoi pjesën e parë, megjithatë në fund Vogoshqa arriti që në fund ta rikthej rezultatin në favor të tyre, duke e mbyllur këtë pjesë me shifrat 14:13.
Në pjesën skuadra nga Bosnja e Hercegovina arriti shkëputjen deri në katër gola, por Trepça u kthye duke barazuar rezultatin 27:27 në minutën e 59-të. Me pak fat, Trepça ka mundur të shënojë për 28:27.
Fituesi i Kupës së Kosovës madje pati mundësi në fund që ta merrte fitoren.
Deniz Terziqi ka udhëhequr Trepçën me 11 gola, gjashtë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa nga tri i shënuan Shpëtim Mehmeti dhe braziliani Fernandes.
Takimi i dytë zhvillohet të dielën nga ora 17:00, me përballjen që përsëri do të zhvillohet në Bosnje e Hercegovinë.