“Jashtë”: Pochettino konfirmon mungesën e Brojës në derbin ndaj Arsenalit

“Jashtë”: Pochettino konfirmon mungesën e Brojës në derbin ndaj Arsenalit

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se sulmuesi i Chelseat, Armando Broja nuk do të jetë i aftë për t’u përballur me Arsenalin nesër.

Ai pohoi në konferencën për shtyp para ndeshjes se pavarësisht se disa lojtarë do të vlerësohen nesër, sulmuesi shqiptar definitivisht nuk do të jetë i gatshëm për t’u përballur me rivalët e tyre londinez.

Pochettino-s iu krijuan shumë problem në skuadër gjatë pushimit ndërkombëtar pasi disa lojtarë morën dëmtime.

Megjithatë, problemi më i madh është Broja, i cili nuk u shfaq për Shqipërinë pavarësisht se u zgjodh për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Sylvinho, trajneri i skuadrës, pohoi se lojtari nuk ishte gati të paraqitej për vendin e tij pasi mbërriti me një problem në gju. Broja ka luajtur dy ndeshje me klubin që kur u kthye nga dëmtimi që e mbajti jashtë për shumicën e sezonit të kaluar, raporton rtsh.

“Ne duhet të vlerësojmë Axel, Nico, Reece. Broja është jashtë. Kemi disa lojtarë që duhet t’i vlerësojmë. Benoit mund të jetë i disponueshëm për të qenë në bankinë”, ka deklaruar Pochettino.

Share This