Ish-mesfushori i Manchester United drejt Arabisë Saudite, Steven Gerrard “fërkon” duart
Jesse Lingard është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite, me ish-mesfushorin e Manchester United që pritet të firmosë me Al-Ettifaq.
Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard ka nisur kontaktet me lojtarin prej kohësh, me Lingard që është pa klub që pas largimit nga Nott. Forest gjatë verës.
Mediet britanike kanë raportuar se palët janë duke diskutuar detajet e fundit të kontratës dhe shumë shpejtë kjo lëvizje do të konkretizohet.