Barcelona arrin marrëveshje me Williams

Barcelona arrin marrëveshje me Williams

Barcelona raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me yllin e Athletic Bilbao-s, Nico Williams.

Sulmuesi spanjoll është objektiv kryesor i katalanasve për afatin kalimtar të kësaj verë.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve Fabrizio Romano, klubi katalanas ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031, me një pagë që pritet të jetë nga 7 deri në 8 milionë euro neto në sezon.

Fillimisht u raportua se Barcelona ishte tërhequr për shkak të tarifës së lartë të transferimit, por vetë dëshira e Nico Williams për t’u bashkuar me katalanasit ka qenë vendimtare.

Pasi marrëveshja me lojtarin është arritur, hapi i radhës dhe më i ndërlikuar është negocimi me klubin e tij aktual, Athletic Bilbao.

Klubi bask njihet për qëndrimin e tij të fortë në tratativa, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të talentuar dhe vendas, për shkak të politikës së veçantë sportive që ndjek prej vitesh.

Megjithatë, marrëveshja mes Barcelonës dhe Bilbao-s për Williams thuhet se mund të arrihet brenda pak ditësh.

Share This