
Shefi i OKB-së paralajmëron pasoja nga konflikti Izrael-Iran
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëron se mund të ketë “pasoja të mëdha” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Guterres tha se “mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi ushtarak i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe Iranit”, raporton BBC News.
Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”.
Guterres u kërkoi shteteve anëtare të OKB-së të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon.