Rrahmani lë pas lëndimin, do të luajë titullar kundër Veronas
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka lënë pas lëndimin dhe do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë të Napolit.
Napoli përballet nesër me Veronan me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.
Trajneri i skuadrës, Rudi Garcia, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për gjendjen e mbrojtësit kosovar.
“Po, ai është kthyer në stërvitje të plotë. Ai është rikuperuar dhe tani duhet të ketë minuta në këmbë. Jam i kënaqur me mënyrën se si Natan dhe [Leo] Ostigard kanë performuar dhe njëri prej tyre mund të luajë përkrah Amirit”, ka thënë ai.
Rrahmani ka qenë jashtë fushës së gjelbër për një muaj, që nga 20 shtatori dhe ka humbur gjashtë ndeshje për Napolin.
Ai po ashtu ka humbur ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian të Kosovës kundër Andorrës.
29-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm katër paraqitje në të gjitha garat për klub.