
Skënderaj bëhet me shtatore të Zahide Geci Jasharit
Komuna e Skënderajt ka bërë sot zbulimin e shtatores së Zahide Geci Jasharit në shënimin e Ditës së Çlirimit të këtij qyteti.
Përjetësimi i Zahide Geci Jasharit në bronz vjen si shenjë respekti për rolin e saj në historinë kombëtare dhe sakrificën e familjes Jashari në shërbim të atdheut.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje qenë dhjetëra qytetarë, të cilën nderuan historinë që ka lënë kjo familje.
Duke nisur nga dita e Çlirimit të Kosovës, tashmë qytetet e vendit po shënojnë ditët e tyre kur u shënua liria për herë të parë, raporton rtk.