Bejtullahu dhe Morina delegohen nga UEFA në turneun kualifikues për U17
Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Besnik Morina janë deleguar nga UEFA në turneun kualifikues të Grupit 7 për Euro 2025 për grupmoshën nën 17-vjeç që do të zhvillohet në Manavgat të Turqisë.
Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Bjellorusi-Skoci dhe Skoci-Kazakistan, derisa do të jetë gjyqtar i katërt në ndeshjen Turqi-Skoci.
Ndërkaq, Morina do të jetë asistent në të tria ndeshjet. Këto dy ndeshje zhvillohen prej 21 deri më 27 tetor.