
Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.