
Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë
Një grua e cila është gjetur e shtrirë në tokë në Prishtinë të hënën, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që e kanë marrë viktimën për trajtim mjekësor.
“Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim, raporton rtk.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Policia nuk ka bërë të ditur për moshën e viktimës. Për rastin janë duke u zhvilluar hetime.