Chelsea e nis me fitore Botërorin e klubeve, mund Los Angeles

Chelsea e nis me fitore Botërorin e klubeve, mund Los Angeles

Klubi anglez, Chelsea ka debutuar me fitore në Kupën e Botës për Klube që po mbahet në Amerikë.

‘Blutë’ e Londrës mundën skuadrën amerikane, Los Angeles FC, me rezultat 2-0, të hënën mbrëma, duel ky i zhvilluar në kuadër të Grupit D.

Londinezët u treguan ekip më i mirë në terren, dominuan lojën, krijuan më shumë raste dhe e dërguan dy herë topin në rrjetën e skuadrës amerikane.

Neto (34’) dhe Fernandez (79’), shënuan nga një gol për fitoren e Chelsea-s, e cila kryeson grupin me tri pikë.

Chelsea ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Flamengos, teksa fazën e grupeve do ta mbyllë me sfidën ndaj klubit tunizian Esperance.

Share This