
Dy gjigantët anglez e kërkojnë Brahim Diaz-in
Arsenal dhe Manchester United kanë kontaktuar Real Madridin për të mësuar çmimin e mundshëm të transferimit të Brahim Diaz, raporton “Okdiario”.
Mesfushori ofensiv, që më herët ka qenë pjesë e Manchester Cityt, ka tërhequr interesimin e dy gjigantëve të Premier League.
Megjithatë, vetë lojtari thuhet se ndjehet i qetë dhe i vendosur në Madrid, ndonëse në kampin e tij ekziston një farë shqetësimi për shkak të transferimit të talentit argjentinas, Franco Mastantuono nga River Plate.
Mastantuono, vetëm 17 vjeç, do t’i bashkohet zyrtarisht Realit menjëherë pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, pasi ka marrë garanci se do të jetë pjesë e ekipit të parë dhe jo e Castilla-s.
Ndërkaq, drejtuesit e Real Madridit siç raportohet, nuk janë duan shitjen e Brahim Diaz gjatë kësaj verë.
Megjithatë, nëse lojtari shpreh vullnetin për të larguar, klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për përfaqësuesin e Marokut.
Gjatë sezonit të fundit, Brahim Diaz ka regjistruar 52 paraqitje me Realin, por vetëm 16 si titullar në La Liga.