SHBA- Vrau ligjvënësen amerikane dhe bashkëshortin e saj, arrestohet autori

SHBA- Vrau ligjvënësen amerikane dhe bashkëshortin e saj, arrestohet autori

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së politikanes demokrate në Minesota, SHBA, Melissa Hortman dhe burrit të saj. Senatori demokrat i shtetit, John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu, por fatmirësisht i mbijetuan të shtënave.

Vance Boelter u vu gjet i fshehur në një pyll, në një zonë rurale në perëndim të Minneapolis, pas dy ditësh kërkime. Shefi i policisë së Brooklyn Park, e konsideroi operacionin për kapjen e tij si “gjuetinë më të madhe në historinë e shtetit”. Guvernatori i Minesotës Tim Walz e përshkroi ngjarjen si një “atentat të motivuar politikisht”.

Boelter, 57 vjeç, dyshohet se u maskua si një oficer policie për të kryer atentatin dhe më pas u arratis.

Ai akuzohet për dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe dy akuza për tentativë vrasjeje tëë shkallës s dytë. Nëse dënohet për vrasjen e përfaqësueses së shtetit Melissa Hortman dhe burrit të saj, Boelter mund të marrë një dënim maksimal deri në 40 vjet. Për plagosjen e senatorit të shtetit John Hoffman dhe gruas së tij, Boelter mund të marrë një dënim maksimal deri në 20 vjet.

Melissa Hortman, ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës, dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Brooklyn Park. Po ashtu, senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij u qëlluan disa herë në Champlin, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. /rtsh/

Share This