
PSG, një debutim i frikshëm, “poker” kundër Atletico Madrid
Nisin ndeshjet dhe për Grupin B të Kupës së Botës për Klube.
Në stadiumin Rose Bowl në Pasadena, Paris Saint-Germain debuton me tri pikë duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 4-0.
Kampionët e rinj të Evropës e zhbllokuan sfidën në minutën e 19-të me Fabian Ruiz, pastaj dyfishuan epërsinë në minutën e 46-të falë një goli të Vitinha (dy asistime nga Kvaratskhelia).
Në minutën e 77-të, Colchoneros mbeten me dhjetë lojtarë (Lenglet përjashtohet), mbyllën ndeshjen Mayulu në minutën e 87-të dhe Kang-in Lee me një penallti në minutën e 97-të.
PSG fiton 4-0 dhe ngjitet në 3 pikë në Grupin B të Kupës së Botës për Klube, Atletico në tapet.