Superliga rikthehet me duele interesante, “nxehtë” në ‘Zahir Pajaziti’
Elita e futbollit rikthehet sot pasdite më ndeshjen e parë të javës së dhjetë, ku do të përballen Ballkani dhe Liria.
Kampionët në fuqi të Kosovës, para tifozëve të saj synojnë fitoren e radhës në garën për të mbrojtur titullin e kampionit.
Të besuarit e Ilir Dajës llogaritën favorit në duel me Lirinë, të paktën në letër, megjithatë, edhe skuadra nga Prizreni në Suharekë nuk do të udhëtojë me flamur të bardhë.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Lirisë nis në orën 13:00, derisa do të gjykohet nga arbitri Eridon Podvorica.
Xhiroja e dhjetë do të vazhdojë nesër me dy duele interesante, ku do të ballafaqohen Gjilani-Fushë Kosova dhe Feronikeli ’74-Prishtina.
Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë, ku përballen Malisheva-Dukagjini dhe Llapi-Drita, kjo e fundit e cila luhet në “Zahir Pajaziti” është kryendeshja e kësaj xhiro.
Superliga / Java e dhjetë
Sot takohen:
Ballkani-Liria
Të shtunën takohen:
Gjilani-Fushë Kosova
Feronikeli ’74-Prishtina
Të dielën takohen:
Malisheva-Dukagjini
Llapi-Drita
Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 13:00.