Skandali i basteve, Zaniolo: Po tani do më arrestoni?
Mes emrave të publikuar në media si pjesëmarrës në baste të vendosura në platforma ilegale, përveç Fagiolit e Tonalit ishte edhe emri i Nicolo Zaniolos.
Sulmuesi që luan në Premier League me Aston Villan pasi mësoi se miku i tij Sandro Tonali qëndroi për tre orë në Prokurori duke shpjeguar me detaje përfshirjen e tij në baste, ngriti me shqetësim pyetjen nëse edhe ai do të përjetonte të njëjtën procedurë apo edhe më keq.
“Po mua do të më arrestoni?”, pyet i shqetësuar sulmuesi anësor
Megjithatë, vështirë se drejtësia të mbërrijë deri në këtë pikë, teksa Zaniolo ashtu si edhe kolegët e tij të tjerë të përfshirë në këtë skandal, rrezikojnë një pezullim disamujor nga futbolli.
Zaniolo është shprehur se nuk ka vendosur kurrë bast mbi ndeshje futbolli, por vetëm poker dhe blackjack.