Nuk ndalet Gjesti, ‘çmend’ Nju Jork e SHBA-së

Nuk ndalet Gjesti, ‘çmend’ Nju Jork e SHBA-së

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti” i cili ka fituar edhe “Big Brother VIP Albania”, po vazhdon koncertet e tij nëpër vende të ndryshme të botës.

Pas disa shteteve në Evropë, Gjesti mbrëmë ka mbajtur një koncert edhe në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në videot e publikuara në faqen zyrtare “Gjestt Entertainment”, shihet që publiku në vazhdimësi ka kënduar këngët e tij dhe gjithë hapësira ku është mbajtur koncerti ka qenë i mbushur plotë.

Share This