
Flakë shpërthejnë në fushën gjigante të gazit South Pars në Iran, dyshohet për sulm me dron izraelit
Flakë të mëdha kanë shpërthyer në fushën e gazit South Pars në Iran, fusha më e madhe e gazit natyror në botë, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane.
Pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale, dhe të gjeo-lokuara nga CNN, tregojnë një zjarr të fuqishëm dhe re të dendura tymi që ngrihen nga zona e fushës së gazit, e cila ndodhet në provincën jugore Bushehr të Iranit.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se fusha e gazit është goditur nga një sulm me dron izraelit, duke ngritur shqetësime serioze për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy vendeve, raporton RTSH.
Detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara priten të bëhen publike në orët në vijim.