Irani: Numri i shkencëtarëve të vrarë në sulmet izraelite rritet në 9

Irani: Numri i shkencëtarëve të vrarë në sulmet izraelite rritet në 9

Irani ka konfirmuar vdekjen e tre shkencëtarëve të tjerë bërthamorë në sulmet ajrore izraelite – që synojnë programin bërthamor dhe udhëheqjen ushtarake të vendit, sipas agjencisë së lajmeve “Tasnim”.

Shkencëtarët – Ali Bakai Karimi, Mansour Asgari dhe Said Borji – u vranë në sulmet ajrore izraelite.

Kjo e çon numrin e viktimave të njohura midis ekspertëve bërthamorë të Iranit në të paktën nëntë.

Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, veçanërisht Konventave të Gjenevës dhe protokolleve të tyre shtesë, civilëve u jepet mbrojtje e qartë gjatë konfliktit të armatosur.

Shkencëtarët në përgjithësi klasifikohen si civilë, përveç rasteve kur marrin pjesë drejtpërdrejt në operacione luftarake.

Vrasjet e synuara jashtë këtyre kushteve specifike mund të përbëjnë shkelje të ligjeve të luftës.

Izraeli nisi dje në mëngjes një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit.

Teherani është hakmarrë me nje valë sulmesh raketore dhe me dronë.

Të dyja palët kanë raportuar viktima.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje për shmangie të përshkallëzimit, asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet nga konflikti – ndërsa ai hyn në ditën e tij të dytë. /atsh/

Share This