“Jam gati të luftoj kundër Hamasit”, ish-portieri i Mallorca-s: Benzema, pjesë e një organizate terroriste!

“Jam gati të luftoj kundër Hamasit”, ish-portieri i Mallorca-s: Benzema, pjesë e një organizate terroriste!

Ish-portieri izraelit i Racing Santander, Deportivo La Coruna dhe Mallorca, Dudu Aouate sulmoi Karim Benzema, duke mbështetur tezën e ministrit të Brendshëm francez, i cili pak ditë më parë kishte folur për afërsinë e sulmuesit me lëvizjen e ashtuquajtur “Vëllazëria Myslimane”, një organizatë e konsideruar terroriste.

Aouate këmbëngul se francezi ka vite që është i afërt me lëvizjen, që konsiderohet terroriste.

“Benzema është mysliman, por deri këtu nuk ka asnjë problem. Problemi është se Benzema ka vite që është afër Vëllazërisë Myslimane. Duhet të hetohet! Unë nuk jam oficer policie, por nëse nuk e bëni dhe mohoni diçka të tillë, pavarësisht nga ideologjia që keni, nuk jeni të besueshëm,” tha ai për “El Partidazo de Cope”.

Më tej ai shtoi se çfarë ka ndodhur në Izrael është masakër dhe sipas ish-portierit kushdo që nuk i dënon është gabim.

“Nga një ditë në tjetrën në Izrael masakruan fëmijë, të sapolindur, gra… Nëse një person, qoftë Benzema apo dikush tjetër, nuk i dënon hapur të gjitha këto, ai është një bastard sepse kjo që bënë këtu është diçka e tmerrshme”, shtoi Aouate.

Për më tepër, ish-portieri nuk e fsheh se do të ishte i gatshëm të ndihmonte Izraelin në luftën kundër Hamasit edhe në vijën e parë:

“Sigurisht që do të isha i gatshëm të shkoja në front. Unë kam e kam thënë që jam i gatshëm, megjithatë ka njerëz të tjerë më të përgatitur përpara meje.” /SS/

Share This