Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit dhe udhëheqjen ushtarake, Teherani paralajmëron hakmarrje

Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit dhe udhëheqjen ushtarake, Teherani paralajmëron hakmarrje

Izraeli ka nisur sulme ajrore në të gjithë Iranin ndërsa synimi kryesor ka qenë “zemra” e programit bërthamor të Iranit.

Si pasojë e këtyre sulmeve izraelite, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premë (13 qershor) Gjeneral Major Hossein Salami, kreu i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të vendit.

Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet janë një operacion ushtarak i synuar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj mbijetesës së Izraelit.

Në kundërpërgjigje të sulmit, ashtu sikurse edhe u paralajmërua paralajmëroi, Irani ka nisur kundërsulmin e hakmarrjen ndaj Izraelit duke lëshuar 100 dronë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, tha se Irani nisi “rreth 100 UAV drejt territorit izraelit”, të cilët ai thotë se po punojnë për të kapur.

Pas sulmeve dhe paralajmërimeve për hakmarrje, Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkaq, udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me “ndëshkim të rëndë” për sulmet. Ai konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh janë vrarë në sulmet ajrore, të cilat Izraeli tha se goditën objektiva bërthamore, në një deklaratë të lëshuar nga agjencia shtetërore iraniane e mediave, IRNA.

Khamenei tha se Izraeli kishte kryer një “krim në agim” dhe pretendoi se kishte goditur zonat e banuara.

Regjimi duhet të presë një ndëshkim të rëndë. Në sulmet e armikut, një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u martirizuan. Pasardhësit dhe kolegët e tyre, me vullnetin e Zotit, do të vazhdojnë menjëherë detyrat e tyre pa ndërprerje. Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë.”, tha ai.

Edhe Forcat e Armatosura të Iranit kanë reaguar menjëherë mbi sulmin e kryer nga Izraeli mbi centralin bërthamorë duke paralajmëruar hakmarrje.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit, Gjenerali i Brigadës Abolfazl Shekarchi, tha se SHBA-ja dhe Izraeli do të “paguanin shtrenjtë”, pavarësisht pohimeve të Uashingtonit se nuk ishte përfshirë.

“Republika Islamike e Iranit patjetër do të hakmerret dhe armiku do të paguajë një çmim të rëndë”, tha Shekarchi për median shtetërore iraniane IRNA. Izraeli dhe SHBA-të “do ta paguajnë shtrenjtë dhe do të marrin një goditje të rëndë”, tha ai.

Ai tha se zonat e banuara ishin goditur nga sulmet dhe se forcat e armatosura janë në terren në gatishmëri të plotë.

/rtsh.al/

Share This