Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kjo javë karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Share This