
Zelensky apel BE-së dhe NATO-s: Forconi peshën globale, anëtarësoni Ukrainën në BE dhe NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në Forumin Global të Sigurisë se duhet një politikë dhe unitet i përbashkët që forcon peshën globale të Bashkimit Evropian dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Kërkoj nga ju të mbështesni vendimet që nuk do të lënë anash kombet evropiane që meritojnë anëtarësimin në BE dhe NATO. Kjo vlen për Ukrainën, Moldavinë, vendet e Ballkanit dhe të tjerët. Të gjithë meritojnë vendime të drejta. Dhe ju bëj thirrje që të mbështesni çdo iniciativë që forcon peshën globale të BE-së dhe NATO-s”, tha Zelenskyy.
“Në fund të fundit, vetëm përmes unitetit të vërtetë mund të krijojmë kushte sigurie për fqinjët tanë – kushte që do t’i bëjnë ata të sigurt për ne dhe do t’i detyrojnë ata të veprojnë në atë mënyrë që të mos kërcënojnë askënd, përfshirë veten e tyre”, theksoi ai.
Sipas Zelenskyt, respekti për jetën njerëzore nuk është vetëm një vlerë morale, por është një faktor sigurie.
“Prandaj, politika jonë e përbashkët duhet të ofrojë mbështetje për ata që vlerësojnë jetën dhe kufizime për ata që tregojnë përbuzje ndaj saj. Kjo mund të bëhet vetëm në nivelin e të gjithë Evropës dhe komunitetit euroatlantik” tha ai në Forumin Global të Sigurisë.
Zelensky theksoi se vetëm së bashku jemi mjaft të fortë për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës dhe vetë jetën.