Një derbi në shifra
Një derbi luhet në fushë, vetëm pasi e ka bërë më parë në statistika: e kur vjen puna te Partizani-Tirana, në lojë është edhe krenaria, që në këtë rast i jep të drejtë të kuqve.
Jo vetëm për dominimin historik në përballjet ndërqytetase, por edhe sepse ka humbur vetëm një në katër përballjet e fundit, nga të cilat ka fituar dy.
170 herë janë përplasur Partizani e Tirana, në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat, në një rrugëtim historik, të nisur nga viti 1947, për të mbërritur në sfidën e sotme të 19 tetorit 2023. Përplasja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947, kur “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke shënuar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Tirana në anën tjetër krenohet me të famshmin orar zyrtar të asaj kohe 7-3.
Vetëm se të kuqtë i gëzohen 70 fitoreve, kunddrejt 47 sukseseve të bardhebluve, me 53 ndeshje që kanë përfunduar në barazim. Demat mbizotërojnë edhe në golavarazh: 229 gola të shënuar ndaj 184 të bardhebluve. Për të gjetur fitoren e fundit të Partizanit nuk duhet kërkuar gjatë: në 6 mars 2022, në vitin e titullit, skuadra e Colellas triumfoi 2-0.
Suksesi i fundit bardheblu është ai i një viti më parë, në 2 tetor 2022, edhe ky në vitin e titullit të fituar nga Orges Shehi, 0-2. Dy formacionet rivale herën e fundit që janë takuar janë ndarë 1-1 në një ndeshje që mbajti cështjen e kampionatit të hapur deri në fund.
Një statistikë interesante është edhe që në pesë sfidat e para derbi, të pesë sezoneve të fundit, ka ndodhur vetëm një herë që derbi të mbyllet në barazimm në sezonin 2020-21 në të vetmin rast që Tirana e Partizani nuk kanë fituar titullin në fund.