Partizani-Tirana do të jetë një derbi me… pjesëmarrje
Java e gjashtë e Kategorisë Superiore nis në 19:00 me Partizani-Tirana.
Dueli pritet të jetë i ndezur si gjithmonë edhe pse të dy ekipet në stol kanë emra të rinj.
Por ajo që pritet të ndodhë në shkallët e stadiumit nuk është një risi, tifozët do të jenë të shumtë.
Sipas burimeve pranë klubeve deri më tani priten rreth 10 mijë tifozë në “Air Albania”. Shifra është e konsiderueshme duke parë edhe ditën e përcaktuar për tu luajtur ky takim.
“Demat” renditen në vendin e 5-të me 11 pikë dhe 1 ndeshje më pak se bardheblutë, ndërsa nënkampionët në fuqi renditen në vendin e 3-të me 13 pikë.