
Duka: Ndaj Serbisë i kishim të gjitha shanset për të fituar
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas sfidës Shqipëri-Serbi, tha se kuqezinjtë i kishin të gjitha shanset për të fituar sfidën.
Ndeshja e vlefshme për grupin
“K” të kualifikueseve të botërorit “SHBA 2026”, mes Shqipërisë dhe Serbisë, e luajtur të shtunën në mbrëmje në Tiranë, që përfundoi me rezultatin 0-0, u vlerësua nga kreu i FSHF, si një sfidë e bukur, ku nuk munguan rastet për skuadrën tonë kombëtare për të siguruar tri pikët.