
Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ka bwrw tw ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për një periudhë kohore.
Rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.