Vazhdojnë problemet te Man United, lëndohet ylli i skuadrës
Manchester United është i shqetësuar lidhur me lëndimin e fundit të mesfushorit Sofyan Amrabat.
Ylli nga Maroku u detyrua të largohet nga kombëtarja e tij shkaku i një lëndimi që pësoi para ndeshjes ndaj Liberias.
Sipas “Al Ayam”, Amrabat ka probleme me një lëndim por nuk ka asnjë detaj specifik.
Që kur kaloi te skuadra angleze lojtari ka qenë fantastik, ku në disa raste ka zhvilluar paraqitje edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Man United pritet së shpejti të dalë me një komunikate zyrtare që konfirmon për sa kohë do të jetë Amrabat jashtë fushës.