Konfirmohet humbja e sezonit për Neymar
Skuadra e Al Hilal e ka konfirmuar lëndimin e Neymar Jr i cili pritet të mungojë gjatë krejt sezonit.
Futbollisti la me barelë ndeshjen e Brazilit kundër Uruguait e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm, ku brazilianët u mposhtën me rezultat 2-0.
Klubi arab ka njoftuar se Neymar ka lënduar Ligamentit Kryqëzues Anterior dhe Meniscus në gjurin e tij, dhe do t’i nënshtrohet operaciont.
“Testet mjekësore që iu nënshtrua “NEYMAR”, konfirmoi lëndimin e Ligamentit Kryqëzues Anterior dhe Meniscus në gjurin e tij, ai do të kalojë nëpër operacion dhe më pas një program trajtimi që do të përcaktohet më vonë. Kthehu më i fortë Neymar Jr.”, thuhet në njoftimin e klubit arab.