
Shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë në orët e para të mëngjesit, duke krijuar fluks makinash në autostradë.
Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese që pritet në Tiranë.
Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet. Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë ndërkohë nuk ka munguar asnjëherë.
Herën e fundit kur dy përfaqësueset ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europian. Serbia mbeti pas kuqezinjve.