
Bukë e Zemër bashkon 150 arkitektë në Tiranë, Rama: Bajram i shpirtit
Festivali “Bukë dhe Zemër” bëri bashkë në Tiranë 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Evropa, Azia, Amerika Veriore e Jugore.
Kryeministri Edi Rama tha se ky festival e vendos Shqipërinë në një tjetër hartë prestigjioze të Evropës, duke krijuar premisat që Bukë dhe Zemër të kthehet në një eveniment global.
Përkimin e këtij Festivali me ditën e Kurban Bajramit, Rama e konsideroi si “bekim dhe jo rastësi”.
Sipas kreut të qeverisë, ky Festival është akti i hedhjes së hapave përpara, një hapësirë ky do të dëgjohen arkitektët.
“Shqipëria është një vend që tërheq arkitektët më vizionar të botës, i tërheq me diçka shumë të vështirë, besimi i përbashkët në realitetin e një ëndrre. Diçka plot jetë, e papërsëritshme, diçka e lirë nga komforti i rregulloreve që nuk mbysin. Ky festival është një Bajram i shpirtit, një akt i hedhjes së hapave përpara, jo për të dominuar tokën, por për ta dëgjuar, jo për të sakrifikuar një vizion për një tjetër, por për t’i lënë egot tona që diçka e përbashkët, më e madhe të lindë në vend të tyre. Nëse kjo duket rastësi, kjo bërje bashkë e një nisje të re në një ditë të shenjtë, nuk besoj në rastësi dhe ju ftoj të ndjeni lidhjen mes kësaj dite e kësaj aventure të re për të marrë këtë konvergjencë të pangjashme jo si rastësi, por si bekim. Arkitektura mund të transformojë jo vetëm hapësirat, por edhe mendjen, imagjinatën e një komuniteti, vizionin për të ardhmen. Sot këtu nisim së bashku një aventurë të re për të krijuar një hapësirë të re në formë shpirtërore, një hapësirë ku duhet të dëgjohen arkitektët”, tha Rama.